Wednesday, July 18, 2012

NDALONI PARA SE TË VRITNI NDOKËND

Apel i përsritur i Civilit me rastin e incidenteve të shpeshtuara gjatë të shtënave festive në Republikën e Maqedonisë. “Ndaloni para se të vritni ndokënd! Të shtënat gjatë festave janë dukuri primitive, e rrezikshme dhe e jashtëligjshme!”
Tri femra janë plagosur, nga të cilat njëra më rëndë, në incidentin e shkaktuar nga të shtënat në festën e dasmës në një fshat në afërsi të Tetovës. Ky është incidenti i tretë i regjistruar brenda vetëm një jave ku ka pasur persona të plagosur në dasma. 
Civil e përsërit apelin e tij publik për t’u dhënë fund të shtënave nëpër festime para se të vritet ndokush. Dëmi i shkaktuar gjatë kësaj stine të festimeve në vend veçmë është trepër i madh me vetë faktin se disa njerëz janë plagosur, ndërsa mysafirët e ahengjeve janë traumatizuar. 
Apelojmë te nikoqirët dhe organizatorët e e ahengjeve familjare që t’i zëvendësojnë revolet dhe plumbat me mënyra të ligjshme të festimit, siç janë fishekzjarret, edhe atë të trajtuara nga persona të kualifikuar për atë punë. Të festuarit me të shtëna ndalohet me ligj dhe është pjesë e një tradite që i takon së kaluarës mjaft të largët, kohës kur njerëzit s’kanë pasur telefona dhe mjete tjera komunikimi. Kjo është dukuri primitive, e rrezikshme dhe e jashtëligjshme!
Kulti i armës është shumë i përhapur në Republikën e Maqedonisë. Spas vlerësimeve të OJQ Civil, në Maqedoni numërohen ndërmjet 110 dhe 170 mijë persona që posedojnë armë zjarri pa leje dhe përafërsisht 170 mijë persona me leje për armëmbajtje.
Civil gjatë 11 viteve të kaluara vazhdimisht e ka alarmuar opinionin publik dhe qeverinë për temat lidhur me kontrollin e armëve. Kohët e fundit Civil realizoi një sërë aktivitetesh për forcimin e vetëdijes publike. Rekomandime Qeverisë për kontroll të armëve u publikuan dhe u dorëzuan në forma të ndryshme (pres-konferenca, letra, publikime on-llajn etj.)
Është koha e fundit që faktorët shoqërorë dhe qeveria të ndërmarrin hapa seriozë për tejkalimin e kultit të armës dhe për zgjidhjen e problemeve tjera lidhur me armët. Edhe një herë theksojmë se problemi me armët nuk është punë vetëm e policisë. Në vend të kësaj, nevojitet ndërmarrja e masave afatgjata dhe multidisiplinare.

1 comment:

  1. Së pari qeveria duhet tu ofroj siguri më të madhe qytetarëve, që të njejtit t'i shmangen opcionit-armë.

    ReplyDelete