Tuesday, August 7, 2012

SHTETI E PROMOVON KULTIN NDAJ ARMËVE


Civil – Qendra për Liri ashpër e dënon promovimin e kultit ndaj armëve, kësaj radhe nga një institucion i rëndësishëm qeveritar – Ministria e Mbrojtjes e RM-së. Gjatë shënimit të jubileut dhe Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë javën e kaluar u mundësua që të fëmijët dhe të rinjtë të vijnë në kontakt me armë të ndryshme. Konsiderojmë se vetë prezentimi i armëve është veprim problematik, ndërsa qasja e fëmijëve dhe të rinjve deri te armët në këtë manifestim është skandaloze dhe e palejueshme.
Në kohën kur Maqedonia deklarativisht angazhohet për kontroll të armatimit dhe për tejkalimin e kultit ndaj armëve, sjellja e këtillë e Ministrisë dhe e Armatës dëshmon se këto zotime janë vetëm deklarative.
Besojmë se ekzistojnë shumë mënyra për priomovimin më ndryshe të Armatës së RM-së që ajo t’u afrohet të gjitha grupeve të të rriturve në vend. Ndërkaq, nëse ekziston mënyrë e cila kurrsesi s’duhet lejuar atëherë kjo është pikërisht mënyra në të cilën u veprua në këtë manifestim.
Apelojmë te Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha institucionet relevante në shtet që të ndërpresin praktikat e këtilla, për të mirën e gjeneratave të ardhshme.
Apelojmë te prindërit që t’i mbajnë fëmijët e tyre më larg armëve. Në të ardhmen, kur institucionet ta harrojnë këtë, ata vetë të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos i çojnë fëmijët në manifestimet e tilla.

No comments:

Post a Comment