www.controlarms.org |
Bashkësia ndërkombëtare është në udhëkryq në procesin e negociatave për arritjen e Marrëveshjes për Tregtinë me Armë. Si anëtarë të zgjedhur në mënyrë demokratike të parlamenteve anemanë botës, ne zëshëm e miratojmë dhe e përkrahim këtë proces të negociatave i cili patjetër duhet të mundësojë arritjen e një instrumenti të fuqishëm dhe ligjërisht obligues, i cili në mënyrë efektive do t’i luftojë pasojat katastrofale të dhunës me armë dhe të konflikteve të armatosura në mbarë botën.
Ne jemi të brengosur për faktin se tregtia ndërkombëtare me armë, kur zbatohet në mënyrë të papërgjegjshme ose orientohet drejt tregjeve ilegale, kontribuon për shkallëzimin e konflikteve të armatosura dhe dhunës së armatosur. Kjo shpesh rezulton me shkelje serioze të legjislativës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me të drejtën ndërkombëtare humanitare, me zhvendosje të brendshme dhe jashtëkufitare të popullatës, me terrorizëm, kriminalitet të organizuar dhe të përgjithshëm dhe me lehtësimin e tregtisë me narkotikë.
Përveç kësaj, e nxit dhunën gjinore ndaj grave – të cilat gjithashtu përjetojnë pasoja indirekte, afatgjata nga dhuna e armatosur. Të gjithë këta faktorë e rrezikojnë paqen dhe proceset për ndërtimin e paqes, sigurinë e njerëzve, iniciativat për zvogëlimin e varfërisë dhe gjasat për zhvillim të qëndrushëm socio-ekonomik.
Ne jemi thellë të bindur se një Marrëveshje e fuqishme për Tregtinë me Armë (ATT – Arms Trade Treaty) mund të japë kontribut të rëndësishëm në evitimin e viktimave të tmerrshme njerëzore që janë pasojë e drejtpërdrejtë e tregtisë së parregulluar mirë. Më së paku që duhet pritur nga ATT është që të mos lejojë asnjë transfer ndërkombëtar të armëve dhe municionit në rast se ekziston rreziku që arma të përdoret për shkeljen e të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare humanitare, ose t’i pamundësojë përpjekjet për reduktimin e varfërisë ose zhvillimit socio-ekonomik.
Po ashtu, ne e kemi të qartë se, nëse dëshirojmë që Marrëveshja për armët të ketë ndikim përkatës, ajo gjithashtu duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe t’i trajtojë të gjitha transferet ndërkombëtare të armës konvencionale, posaçërisht të armës së vogël dhe të lehtë, si dhe të municionit dhe pajisjeve që përdoren në operacionet luftarake dhe të brendshme të sigurisë.
Si ligjvënës nga mbarë bota, ne jo vetëm që e përkrahim Marrëveshjen për tregtinë me armë, por edhe e kemi rolin dhe përgjegjësinë decidive që këtë Marrëveshje ta zbatojmë në vepër.
Si Përfaqësues – ne mundemi dhe do të vazhdojmë me angazhimin aktiv me kolegët tanë në branshat ekzekutive të qeverisë të kontribuojmë që ATT ta fitojë prioritetin të cilin e meriton dhe do të mbetemi të informuar për këtë proces dhe qasjen përkatëse ndaj tij. Gjithashtu, në mënyrë aktive do të angazhohemi për ratifikimin e ATT në vendin tonë kur i njëjti të nënshkruhet në nivel ndërkombëtar.
Si Ligjvënës – do të përgatisim legjislativë e cila ATT-së do t’i mundësojë efekt në vendin tonë dhe do të kërkojmë që secili nga ligjet e vendit në mënyrë adekuate t’i reflektojë dhe t’i integrojë dispozitat nga ATT.
Si Roje të besimit të popullit – do të sigurojmë që përmes kompetencave tona për mbikëqyrje dhe përgjegjësi, se qeveritë tona në mënyrë të drejtë do ta implementojnë dhe zbatojnë legjislativën e vendit në pajtim me ATT. Legjislativa është e mirë vetëm aq sa është i mirë implementimi i saj.
Si Individë të moralshëm, mbi të gjitha, të cilët i shohin jetët e atyre të cilët pësuan dëme të pandreqshme nga mënyra e tashme joadekuate e rregullimit të tregtisë globale me armë,
E përshëndesim përkrahjen në rritje globale për ATT, ndër grupet e shumta të ndryshme – përfshirë sektorin privat dhe bashkësinë globale të investitorëve, të mbijetuarit nga dhuna e armatosur dhe liderët fetarë – të cilët në numër gjithnjë e më të madh e kuptojnë se Marrëveshja për Tregtinë me Armë është në interes të të gjithëve, jo vetëm të disa individëve.
Prandaj, apelojmë te palët në negociatat për Marrëveshjen për Tregtinë me Armë nga mbarë bota që të bashkangjiten në dyfishimin e përpjekjeve tona në muajt në vijim, që të arrijmë një konsensus të fuqishëm ndërkombëtar për ta penguar tregtinë e papërgjegjshme dhe të paligjshme ndërmjet shteteve. Një Marrëveshje solide për Tregtinë me Armë në masë të madhe do t’i reduktojë humbjet e pakuptimta dhe të mëdha të jetëve njerëzore dhe të vlerave të arritura, ndërsa njëkohësht nuk do t’i rrezikojë operacionet legjitime të tregtisë globale me armë që zbatohet me respekt të plotë për sundimin e ligjit dhe të standardeve ndërkombëtare.
Nënshkrimi
----------------------------
No comments:
Post a Comment